Pakistan, 13 të vdekur gjatë një orteku

Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë llogariten si të zhdukur kur një ortek dëbore goditi pesë shtëpi në veri të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ndodhi të shtunën vonë në qytetin Chitral, tha Nizamud Shah, komandant i forcave vëzhguese.

Ai theksoi se ekipet e shpëtimit nxorën 13 kufoma, ndërsa në vazhdim është aksioni për shpëtimin e të mbijetuarve.

Shah të dielën konfirmoi se disa persona llogariten si të zhdukur dhe se pjesa më e madhe e rajonit Chitrala është mbuluar me borë.

Orteqet janë të shpeshta në veri të Pakistanit, rajon që është i mbuluar me akullnaja të mëdha.