Njoftim për Shtyp Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: •K.F. ,24 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i shtetasit K.F. bë pasi ishte person i shpallur në kërkim policor sepse: Komisariati i Policisë Shkodër e ka shpallur në kërkim policorë me shkresë Nr.Extra, pasi me datë 23.01.2016, në lagjen “Skenderbeg” qyteti Shkodër, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik të Komisariatit të Policisë Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën panele “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik duke ushtruar dhunë”, neni 236/2 i Kodit Penal

Artikulli paraprakTHEU ARRESTIN NE SHTEPI, ARRESTOHET 20 VJECARI
Artikulli tjetërKUPA, CUNGU E NIS MBARË, BARAZON 0-0 ME SKENDERBEUN