Në komunikatën e Zakharovas, publikuar në uebfaqen zyrtare të MPJ ruse, vlerësohet aktiviteti i Aleancës për Ukrainën.
Duke rikujtuar vizitën një ditë më parë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s (Jens Stoltenberg) në Ukrainë, Zakharova tha se zyrtarët e Aleancës bëjnë akuza të pabaza kundër Rusisë.
“NATO-ja vepron në mënyrë destruktive dhe bën hapa për të përshkallëzuar tensionin”, u shpreh ajo duke tërhequr vëmendjen se përpjekjet që bëhen për zgjidhjen e çështjes ukrainase në kuadër të marrëveshjeve të Minskut, nuk merren në konsideratë nga Aleanca.
“Thirrjet që i bëhen Kievit për të hyrë në NATO, provokojnë ndarjen e vendit”, theksoi Zakharova dhe shtoi se Aleanca nuk mund t’i zgjidhë problemet aktuale në Ukrainë./trt