VIDEO/ E bujshme: Kina nis qindra tanke drejt Koresë së Veriut, disa mbajnë raketa

Një seri e pafund tankesh kineze,disa prej të cilave mbanin raketa, janë nisur  në drejtim të kufirit të Koresë së Veriut, raporton  “Daily Star”.

Qeveria kineze ka dërguar 150.000 trupa ushtarake në drejtim të kufirit të Koresë së Veriut më parë këtë javë, na frika e një kolapsi të mundshëm të regjimit  të Kim Jong-un.

Dhe një video e jashtëzakonshme tregon se Kina është mobilizuar, dhe ka po nis miëjra tanke drejt shtetit diktatorial, shkruan ‘Syri.net’.Zyrtarët kinezë kanë deklaruar se kjo lëvizje e bujshme ka për qëllim të ndalojë ndonjë fluks refugjatësh nga Koreja e Veriut, nëse regjimi totalitar shembet.

Ata janë të shqetësuar se një sulm i mundshëm ajror nga marina amerikane ndaj shtetin vetmitar mund të bëjë që mijëra koreanoveriorë të nisen drejt Kinës, shkruan “Daily Star”.

Vendimi i presidentit Donald Trump  për të bombarduar Sirinë në hakmarrje për një sulm të dyshuar kimik nga ana e liderit të saj Bashar al-Assad, ka shtuar edhe më shumë frikën në rajon.

Theksojmë se Pekini ka anuluar importet e qymyrit nga Koreja e Veriut, pas provës së fundit të raketave balistike, duke i hequr Koresë së Veriut  një burim të rëndësishëm të kapitalit./SYRI.net/

ImageImage

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne