FILLET E PARA NDRIÇUESE TË ZOTËRIUT TË NJERËZIMIT

FILLET E PARA NDRIÇUESE TË ZOTËRIUT TË NJERËZIMIT

1. Ku dhe kur ka lindë pejgamberi a.s.?

– Ka lindë në Mekën fisnike, më 12 Rebiul evel, në ditën e hënë (22 prill, 571), ndryshe është quajtur viti i elefantit.

– Eminja ka thënë, gjatë shtatzënisë kurrë nuk kam ndje lodhje apo mundim.

– Kur ka lindë, është paraqitë dritë e cila ka ndriçuar lindjen dhe perëndimin.

2. Trego prejardhjen e pejgamberit a.s.?

– Prejardhja më e pastra në fytyrën e tokës:

 Është Muhamedi (me nofkën Ebu Kasimi), i biri Abdullahut i cili ishte i biri i Abdul-Muttalibit (me nofkën Shejbe), i biri i Hashimit (me nofkën Amër), i biri i Abdi Menafit (me nofkën El-Mugire), i biri i Kussajit (me nofkën Zejd), i biri i Kilabit, i biri i Marres, i biri i Ka’bit, i biri i Lu’it, i biri Galibit, i biri Fahërit (me nofkën Kurejsh, sipas tij, fisi mori emrin fisi Kurejsh), i biri Malikut, i biri En-Nadarit (me nofkën Kajs), biri i Ken’anes, i biri Huzejmes, i biri i Mudrikut, i biri i Ilijasit, i biri i Mudarit, i biri Nazzarit, i biri Me’adit, i biri i Adnanit, e, Adnani është prej bijve të Ismailit të Ibrahimit a.s.

3. Cila është urtësia e prejardhjes së pastër të tij?

– Që të mos dyshohet se mesazhi i tij është vetëm mesazh për të ndryshuar gjendjen shoqërore të asaj kohe.

4. Si dhe kur ka vdekur babai i pejgamberit?

Ka vdekur para lindjes së pejgamberit, atëherë kur ishte në rrugë tregtie për në Siri. Pastaj duke u kthyer është sëmurë dhe ka vdekur, pastaj është varrosë në Medine te dajallarët: Beni Adij bin en Nexhar.

5. Përmendi disa prej emrave të pejgamberit a.s. dhe cili është më i njohuri?

– Ahmed, Mudethir, Hatim, ndërsa emri më i njohuri i tij është: Muhamed, e ka emëruar gjyshi i tij.

6. Si quhet nëna e pejgamberit dhe kur ka vdekur?

– Quhet Emine, e bija e Vehbi bin Abdul Menaf bin Zehrete.

Ka vdekur gjatë rrugës, në mes të Mekës dhe Medinës në vendin e quajtur Ebvaë, ka vdekur duke u kthyer nga Medineja pasi që i kishte vizituar dajallarët.

Pejgamberi ishte gjashtë vjeç kur i ka vdekur nëna.

7. Cilët nga axhallarët e pejgamberit e ka pranuar Islamin?

– I ka pas 11 axhallarë:

– Katër nga axhallarët e kanë pranuar Islamin: Hamza, Abasi.

– Nuk e kanë pranuar Islamin: Ebu Talibi (Abdul Menafi), Ebu Lehebi (Abdul Uza).

– Nga hallat, Islamin e kanë pranuar gjashtë halla, e prej tyre: Safija dhe Atikia.

8. Cilat janë nënat për nga gjiri dhe a ka grua tjetër e cila i ka dhënë gji pejgamberit a.s.?

– Eminja, pastaj robëresha e Ebu Lehebit e quajtur Therbijete, e pastaj Halimja es-Seadije, pastaj i ka dhënë gji edhe Umi Ejmani.

9. Në cilin vend i është dhënë qumësht nga nëna e qumështit dhe pse?

(cila është urtësia e saj?)

– Në rrafshnaltën e beni Seadit, i ka dhënë gji Halimja, bija e Ebi Dhuekbit. Kjo, për forcimin e trupit të tij, për të qenë i shëndetshëm, për të mësuar dhe për të ruajt gjuhën e pastër arabe.

 Në fund i është kompensuar gjidhënja e saj.

10. Çka i ka ndodhë atij kur ishte në bregoret e rrafshnaltës së beni Seadit.

– I është operuar dhe i është pastruar zemra e tij. Enesi ka treguar: Pejgamberit a.s. i ka shkuar Xhibrili, e ka prerë gjoksin e tij, e ka nxjerr nga trupi i tij zemrën e tij, nga zemra e tij e ka nxjerrë një pikë të zezë dhe ka thënë: kjo është pjesa e shejtanit në trupin tënd, pastaj e ka pastruar zemrën në një enë të arit me ujë të zem-zemit, pastaj e ka bërë të shkëlqejë ajo zemër, pastaj e ka vendosë zemrën në vendin e vet. (Muslimi)

11. Pas kësaj ndodhie, si ka vepruar Halimja?

Është frikësuar për të, prandaj e ka kthyer te nëna e vet.

Në atë kohë pejgamberi a.s. i kishte 4 vite, ka mendime se i kishte 6 vite.

12. Cila është urtësia e operacionit të zemrës?

– Allahu e ka përgatitur për zbritjen e shpalljes (Pastrim nga lajthitjet e natyrshmërisë njerëzore dhe cytjeve të shejtanit).

13. Cila është urtësia që pejgamberi a.s. të ishte jetim?

– Që të jetë mostër (shembull) për jetimët dhe që jetimët deri sa të rriten ta ndiejnë veten të privilegjuar.

 Po ashtu edhe të mos thuhej se Muhamedi a.s. është edukuar me prind e me gjysh, andaj kësisoj ka arritur famë të madhe në këtë botë.

14. Në cilën moshë pejgamberit i ka vdekur gjyshi i cili përkujdesej për të?

– Kur i kishte 8 vite, pastaj e ka marrë përkujdesjen përsipër axha i tij Ebu Talibi, i cili kishte familje shumë anëtarësh ndërsa të ardhura të pakta.

15. Çka ka ndodhë me pejgamberin a.s. kur i ka mbushë 12 vite?

– Ka treguar Ebi Musa el Shariu: Ebu Talibi, së bashku me pejgamberin, parinë kurejshite dhe me tregtarët kurejshit kanë shkuar në Siri. Aty i ka mirëpritur dhe i ka gostitë prifti Behira. Kur janë ndalë me karvanin e tyre, prifti u ka dalë para për të ju shprehë mirëseardhje, ndërsa në të kaluarën, nuk kishte shprehë interesim për ta dhe nuk ju kishte kushtuar vëmendje. Pastaj ka shkuar te pejgamberi, e ka marrë për dore dhe ka thënë: “Ky është zotëria i gjithë botëve, Zoti e ka dërguar mëshirë për të gjithë botët.

Paria kurejshite e kanë pyet: Nga e di këtë?

Është përgjigjur: Kur keni ardhur, nga largësia kam vërejt se keni mbet në hapësirë shkretinore ku çdo pemë dhe çdo gurë binte në sexhde. Dihet se gurët dhe pemët nuk i bien në sexhde askujt përpos pejgamberit.

Pastaj prifti ka pyet: Për Zotin, më tregoni se kush përkujdeset për të.

Ebu Talibi – i janë përgjigjur.

Nuk është ndalë së kërkuari deri sa e ka kthyer mbrapa (për në Meke) Ebu Talibin. (Tirmidhiu)

16. Me çfarë veprimtarie është marrë pejgamberi para pejgamberisë dhe cila ka qenë urtësia e saj?

– Ka qenë Bari, i ka ruajtur delet, ashtu që të përgatitej që të ruaj mesazhin të cilin do t’ia komunikonte umetit, që të ishte i butë, i sjellshëm dhe të qëndronte në mesin e tyre.

Pastaj është marrë me tregti. Kjo nga shkaku se fitimi më i mirë është fitimi i njeriut nga dora e tij. Pejgamberi a.s. është siguruar nga çdo e metë e injorancës dhe është pajisë me çdo vlerë të etikës.

– Pejgamberi a.s. e ka pa betejën el-Fuxharë, derisa ishte në moshën 20 vjeçare. (Beteja në mes të fisit Kurejshit dhe Kejs Ajlanit).

17. Cila është gruaja e parë me të cilën është martuar pejgamberi a.s.?

– Hatixheja, bija e Huvejlidit.

Pejgamberi ishte 25 vjeçar, ndërsa ajo 40 vjeçare.

18. Trego për disa vlera të Hatixhes?

– E para e cila ka besuar pejgamberinë e Muhamedit a.s., derisa edhe ka kërkuar që t’i lexohej asaj diç çka i ka zbritur prej Zotit.

– Të gjithë fëmijët i ka pasur me të, përpos Ibrahimit i cili ka qenë nga koptja Marije.

19. Trego numrin e fëmijëve të pejgamberit a.s.?

– Djemtë: Kasimi, Abdullahi dhe Ibrahimi, të gjithë këta kanë vdekur në vegjëli.

– Vajzat: Zejnebi, Rukija, Umi kulthumi, dhe Fatimja, që të gjitha kanë qenë muslimane dhe kanë migruar me pejgamberin a.s.

20. Në çka ka bashkëvepruar pejgamberi a.s. me kurejshitët dhe cila është urtësia e ati bashkëveprimi?

Në moshën 30 vjeçare ka bashkëvepruar në restaurimin e Qabës dhe në rivendosjen e Haxherul Esvedit dhe kjo atëherë kur kanë ra në konflikt për vendosjen e Haxherul Esvedit në vendin e vet, ata pastaj kanë thënë: Do të caktojmë një gjykatës. Kanë thënë: njeriu i parë i cili vjen nga ai kënd, ai do të vendosë. Ka rastisë që të ishte pejgamberi a.s. Kanë thënë: ka ardhur Besniku.

E ka vendosë (gurin e zi) në rrobën e tij, pastaj ka ftuar nga një pjesëtar të secilit fis që të kap një anë të rrobës dhe pejgamberi a.s. e ka vendosë në vendin e kërkuar. Po të mos ishte urtësia e Allahut dhe udhëzimi i pejgamberit për të zgjidhë atë problem do të derdhej gjaku dhe do të shkaktohej kaos i madh.

Autor: Abdullah Ebu Majha

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një koment