Instituti i Monumenteve lë në harresë Kalanë e Lezhës, erozioni gërryen muret rrethuese

Kalaja e Lezhës ka pësuar dëme në muret rrethuese, ku gurët vazhdojnë të bien për shkak të erozionit. Gjendja është drejt përkeqësimit, ndërsa Instituti i Monumente të Kulturës nuk ka kryer asnjë ndërhyrje. Po kaq, e ura e drurit që të çon në Kala është drejt shembjes.

Nga një atraksion turistik Kalaja Mesjetare e Lezhës është kthyer prej më shumë se një viti në një rrezik për banorët për shkak të rrëshqitjes së mureve antike.

Pavarësisht premtimit për ndërhyrje të shpejtë, Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ka kryer asnjë restaurim në muret e kalasë.

Specialisti i Trashëgimisë në Lezhë, Ded Margjoni thotë se askush nuk i jep përgjigje se kur do të filloj puna për restaurimin e këtij objekti.

“Blloqet antike që ju shikoni këtu pas meje përbëjnë një rrezik për banorët poshtë sepse nga mungesa e shtresës së qarkullit që ekziston midis mureve, këto blloqe mund t’i shtyjë dhe një fëmijë.  Ashtu siç edhe në fakt ka ndodh. Është miratuar projekti dhe besoj që së shpejti do fillojnë punimet e të restaurohet ky mur që është një problem. Edhe ura është miratuar dhe është një problem tjetër dhe ajo, por shpresoj që së shpejti edhe ky mur do të restaurohet do të bëhet siç ka qenë”, tha Margjoni

Përpos mureve është e dëmtuar prej një vit edhe ura prej druri që të çon në Kala.

Shqiptarja.com