Javën e kaluar, u suprizuam teksa mësuam se Top Gun 2 nuk do të ishte vetëm një fantazi që Tom Cruise e komentonte vazhdimisht. Ndërsa jepte detaje për The Mummy i cili starton këtë javë, ai ka dhënë disa detaje edhe për sequel-in e Top Gun i cili ndjek prodhimin kinematografik të vitit 1986.
Tom Cruise tha se titulli i Top Gun 2 është Top Gun: Maverick, i quajtur sipas shenjës së thirrjes së aktorit në qiell nga filmi origjinal. Do të ishte më mirë vetëm duke u quajtur Maverick, por meqë ka një shfaqje klasike televizive dhe një përshtatje filmike me të njëjtin titull, ndoshta është më e lehtë për njohjen e markës dhe për të mbajtur Top Gun së bashku me të./imalbania.com/