-Pramad i thote Kaliikas se e dergoi ai videon ne kohen kur Kusumi do martohej. Kalika qesh. Ajo e pyet Pramadin: Kumud eshte akoma e Sarasit, do e pranosh humbjen tende? Pramad i thote se eshte fati i keq i Kumudit. Jashi kalon aty dhe Kalika ben sikur po ndihmon Pramadin sepse ai eshte semure.
-Kusum eshte duke qare ne dhome duke pare Sarasin jashte ne oborr i cili po kerkon Kumudin. Kalika vjen dhe i thote Kusumit: Une e kuptoj dhimbjen tende sepse edhe une e dashuroja Pramadin shume, enderroja te martohesha me te por nje dite ai me tradhetoi. Kusum i thote Kalikas te largohet. Kalika vazhdon: Une nuk humba si ty, une takova Jashin, u martova me te dhe shiko sa e lumtur jam tani. Kusum dua te them qe ti je e bukur dhe e re. Deni do te vije dhe gjithcka do jete ne rregull, mos u shqeteso. Kalika iken duke qeshur.
-Saras kthehet ne shtepi dhe sheh qe Deni nuk eshte aty. Ai sheh qe rrobat dhe pashaporta e Denit nuk eshte aty.
-Deni po shkon ne aeroport. Ai eshte duke menduar per Kusumin. Saras telefonon Denin dhe e pyet ku eshte. Deni i thote: Po iki pergjithmone, une nuk kam vend ne zemren e Kusumit, as si shok. Saras merzitet. Ai kthehet ne shtepi dhe e gjen Denin aty. Saras gezohet dhe e perqafon. Saras i thote: E dija qe nuk do shkoje. Deni i thote: Une do ikja por dikush me ndaloi. Kumudi shfaqet dhe i jep atij pashaporten. Kumud largohet dhe Saras shkon pas saj dhe e falenderon. Kumud i thote: Une e ktheva Denin sepse dua te shoh Denin me Kusumin, une mbeshteta Kusumin, jo ty. Saras i thote: E di qe je me mua, tani qe Deni u kthye gjerat do ecin per mire. Pramad i sheh Sarasin dhe Kumudin duke biseduar. Ai shkon atje dhe i thote: Po kaloja ketej dhe papritur u ndjeva keq. Nese do e dija qe ishit ketu do kisha ikur. Jam i lumtur qe ju shoh bashke. Nuk kisha guximin te te jepja letrat e divorcit dhe ja dhashe babait tend, i firmosa. Kumud shokohet. Pramad i kerkon Sarasit te flase me Kumudin vetem per here te fundit. Saras largohet. Pramad i thote Kumudit se ajo tani mund te jete e Sarasit. Une po shkoj ne Amerike per kurimin, nese mundesh me fal, te kam dhene shume dhimbje por do lutem qe jeta mos te na bashkoje me bashke. Pramad largohet.
-Saras pyet Kumudin nese ai i ka firmosur vertet divorcin. Kumud i thote se Pramad ka ndryshuar. Sarasi e percjell Kumudin ne shtepi. Kusum i sheh dhe behet xheloze. Kalika shkon tek Kusum dhe i flet keq per Sarasin dhe Kumudin.
-Kumud shkon tek Kusum dhe Kusum e pyet ku ishte. Kumud i thote se shkoi te kthente Denin sepse ai po ikte ne Dubai. Kusum i thote: Pse po e ben kete me mua? Nese beson ne martese kthehu tek Pramadi dhe me trego si mbahet martesa. Dugba vjen dhe i bertet Kusumit. Kusum i thote: Martesa e Kumudit nuk ishte mashtrim si e imja dhe tani Pramad ka ndryshuar, ath pse ajo nuk kthehet tek ai? Dugba i thote: Sepse ai nuk e respektoi Kumudin. Kusum i thote: Nuk ja kerkova une Sarasin por ajo ma dha vete. Dugba i thote: Saras nuk eshte dicka qe shkembehet. Kusum vazhdon me te sajen. Gunial vjen dhe i thote se gjyshi ka pesuar krize zemre dhe duhet te ikin ta takojne.
-Gunial i thote Kusumit te behet gati dhe te duket e lumtur me Denin ne sy te gjyshit. Kusum i thote nuk mund ta bej kete. Gunial i thote se gjyshi do ti shikoje bashke por ti po behesh egoiste.
-Vidia i telefonon Sarasit dhe i thote te behet gati. Saras flet me Denin. Deni i thote nuk shkoj gjekundi. Saras i thote se gjyshi do qe te shikoje ty dhe Kusumin bashke. Deni pranon.
-Te gjithe largohen per te shkuar tek gjyshi. Kumud eshte me Kusumin. Saras dhe Deni jane me makine mbrapa tyre. Makina e Jashit i shpohet goma. Saras thote se do e nderroje ai. Saras i thote te tjerve te shkojne tek gjyshi dhe ata vijne me vone. Dugba i thote Vidias eshte me mire keshtu qe Deni dhe Kusum te vijne bashke. Kusum nuk ja ndan syte Sarasit. Sarasi shikon Kumudin. Deni shikon Kusumin. Saras vret doren dhe Kumud kujdeset per te. Kusum behet xheloze. Ajo largohet me nerva. Kumud i thote ku po shkon. Kusum i thote se do shkoje te beje xhiro. Deni e ndalon Kusumin dhe i thote: E di qe je me nerva prej meje por makina eshte gati, shko ulu, te premtoj qe nuk do e shohesh fytyren time.
-Te gjithe arrijne tek gjyshi. Deni i thote Kusumit mos te harroje qe ata jane burre e grua. Kusum i thote: Mos harro qe po aktrojme per gjyshin.
-Gjyshi i mirepret. Ai takohet me Denin dhe Kusumin dhe Jashin e Kaliken.