“Seriozisht?” Vëllai ia jep fëmijën vëllait, djali zbulon të vërtetën nga fqinjët pas 18 vitesh, ja cfarë ndodh më pas..

591
0

Romeo,  një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shprehet se është kundër faljes së një fëmije një të afërmi që e ka të pamundur të ketë një të tillë. Sipas tij, nëse nuk e kanë të mundur të bëjnë fëmijë me metodat moderne, mund të zgjedhin si një opsion jetimoren. Për të mbështetur idenë e tij, Romeo rrëfen edhe një histori që e ka parë të ndodhë tek fqinjët e tij.

Romeo: Kam komshinjtë këtu ku kam pasur lagjen e vjetër, vëllai i ka falur fëmijën vëllait dhe kur është bërë fëmija 18 vjeç, i kanë treguar si është puna dhe janë ndarë-njëri me tjetrin, nuk i flasin më.

Aldo: Seriozisht?

Romeo: Për Zotin e madh nuk të gënjej asnjë fjalë, pa pikë, pa presje.

Albana Çaushaj: Po fëmija, djali ose vajza që ishte?

Romeo: Fëmija shkoi te prindërit biologjikë.

Aldo: Pas 18 viteve?

Romeo: Pas 18 viteve. Kur u bë 18 vjeç, duke dëgjuar që “ti je djali i filanit”,ai shkon i thotë prindërve “i kujt jam, i joti apo i joti?”, përballë me të dy.

Megi Latifi: Ta marrësh vesh kështu është e rëndë në fakt.

Romeo: Ne shqiptarët e kemi tabunë një çikë të keqe, kur ndodh diçka mes vëllezërve e motrave, fillojmë i përmendim të mirat që kemi bërë.

Aldo: Shto këtu edhe komshinjtë që s’të lënë rehat, fusin hundët.

Romeo: Po, po ajo s’diskutohet. Në mos komshinjtë, do dalë ndonjë i mefshtë nga fisi.